E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Zbulohet Formacioni i Javës në Ligën e Kampionëve

Image

UEFA ka publikuar “Team of the Week” për ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve, me Paris Saint-Germain dhe Arsenalin që dominojnë formacionin ideal me nga katër futbollistë secila.

Nga skuadra franceze janë përzgjedhur Ousmane Dembele, Khvicha Kvaratskhelia, Desire Doue dhe Willian Pacho, pas paraqitjeve mbresëlënëse që ndihmuan PSG-në të sigurojë kualifikimin në finale.

Image

Edhe Arsenali ka një prezencë të fuqishme në këtë formacion, falë performancave të Bukayo Saka, Declan Rice, William Saliba dhe David Raya.

Ndërkohë, Bayern Munich përfaqësohet nga Luis Diaz dhe Joshua Kimmich, ndërsa vendi i fundit në formacion i takon Atletico Madrid me Marcos Llorente.

Formacioni i javës konsiderohet si një pasqyrë e qartë e lojtarëve që spikatën më së shumti në këtë fazë të garës, ndërsa dominimi i PSG-së dhe Arsenalit tregon ndikimin e madh që këto skuadra patën në rrugëtimin drejt finales së madhe. /Telegrafi/

InfoShqip