E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Federata e Para Boccia e Kosovës siguron përkrahje për vitin 2026

689524402 947823071551540 3245642887547801679 N

Federata e Para Boccia e Kosovës ka vazhduar rrugëtimin e saj drejt zhvillimit dhe fuqizimit të këtij sporti në vend, pasi ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për vitin 2026 me Ministrinë e Sportit dhe Rinisë.

Në njoftimin e bërë, federata bëri të ditur se kjo mbështetje institucionale paraqet një motivim të madh për punën që po zhvillohet në avancimin e boccias në Kosovë, duke krijuar kushte dhe mundësi më të mira për sportistët në garat vendore dhe ndërkombëtare.

Sipas federatës, objektivi mbetet i qartë: krijimi i më shumë mundësive për parasportistët, organizimi i më shumë garave dhe arritja e sukseseve që përfaqësojnë Kosovën me dinjitet në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Çdo garë është sfidë, çdo rezultat është dëshmi e punës dhe përkushtimit”, thuhet në njoftim.

Federata gjithashtu shprehu mirënjohje për Komiteti Paralimpik i Kosovës për angazhimin dhe përkushtimin në promovimin e boccias në Kosovë. Sipas tyre, gjatë dy viteve të fundit mbështetja institucionale nga ministria ishte ofruar përmes Komitetit Paralimpik të Kosovës.

Në fund, Federata e Para Boccia e Kosovës theksoi se do të vazhdojë të punojë për ndërtimin e një të ardhmeje më të fortë për sportin e boccias në vend.

The post Federata e Para Boccia e Kosovës siguron përkrahje për vitin 2026 appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip