
Kujtim Shala nga LDK-ja ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurt në fund të mandatit të Vjosa Osmanit e pa atë si një presidente të vërtetë.
Shala tha se Kurti nuk donte një presidente të vërtetë dhe për këtë nuk e kandidoi Osmanin.
“Albin Kurti e ka interpretuar ndryshe në fund të mandatit, siç e ka thënë në takime të mbyllura, ai ka dashur një president që nuk është president. Ne mendojmë që Kosova duhet të ketë president të vërtetë që ka mbështetje politike që mund të përfaqësojë. Nuk mund të përfaqësojë unitetin e një populli dikush që nuk ka mbështetje politike”.
“Kurti e ka parë Vjosa Osmanin si një presidente të vërtetë dhe nuk ka dashur presidentë të vërtetë”, ka thënë ai. /Gazeta Express
The post Shala: Vjosa Osmani në fund të mandatit ishte president e vërtetë, për këtë Kurti nuk e kandidoi appeared first on Gazeta Express.
