Biznesmeni Rexhep Ismaili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Sarandë.
Gazetarja e ABC News Bleona Sari në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, deklaroi se autori është identifikuar dhe rezulton të jetë i të njëjtës zonë. Gjithashtu janë identifikuar edhe personat që e shoqëronin autorin pasi janë banorë të zonës.
Gazetarja Bleona Sari theksoi se mes autorit të dyshuar të krimit dhe viktimës kas një konflikt më parë.
Gjithashtu theksoi se sipas pamjeve rezulton se fillimisht janë përleshur fizikisht, më pas sherri ka degraduar në përdorimin e armëve. Një prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar biznesmenin në kokë. “Sipas burimeve të mia janë larguar me dy automjeteve. Policia po punon për kapjen e autorëve. Është identifikuar autori i ngjarjes dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë konflikt”, tha ajo.
