Detaje të reja janë mësuar nga vrasja në Sarandë. Biznesmeni Rexhep Ismali u ekzekutua me plumb në kokë.
ABC News mëson se pas një konflikti të ndodhur disa ditë më parë, autori dyshohet se ka shkuar i armatosur në ambientet e karburantit mbrëmjen e sotme dhe ka qëlluar me pistoletë ndaj viktimës, Rexhep Ismailit. 66-vjeçari ndodhej në lokalin e biznesit të tij, në tavolinë me persona të tjerë.
Pas të shtënave, persona që ndodheshin brenda banakut kanë nxjerrë një armë automatike dhe kanë qëlluar në drejtim të autorit, por ky i fundit ka arritur të largohet nga vendngjarja.
Gjithashtu theksohet se ka pasur shkëmbim zjarri. Pasi autori ka kryer vrasje ka pasur sërish përplasje me armë mes autorit dhe personave të pranishëm në lokal.
