E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Real Madridi jep informata të frikshme: Fede Valverde ka pësuar traumë në tru

Image

Real Madridi ka informuar se gjendja e mesfushorit Federico Valverde është e mirë, megjithatë ka pësuar traumë në tru.

Valverde thuhet se u godit në kokë nga Aurelien Tchouameni, ndërsa pastaj ra me ballë në tavolinë, ku bashkëlojtarët e gjetën të gjakosur dhe e dërguan menjëherë në spital.

Real Madridi para pak kohe njoftoi se kanë nisur procedurë disiplinore ndaj dyshes, ndërsa tashmë kanë informuar se gjendja ka qenë e rëndë për uruguaianin, i cili pësoi traumë në tru.

“Pas testeve të bëra te lojtari ynë Fede Valverde, ai është diagonistikuar me traumë në tru”.

“Valverde tani është në shtëpi dhe në gjendje të mirë dhe duhet të pushojë për 10 deri në 14 ditë”, raporton gjiganti madrilen.

Kësisoj, Valverde do t’i mungojë Realit në përballjen e ardhshme ndaj Barcelonës në “El Clasico”, që zhvillohet këtë të diele.

Reali përndryshe pritet ta suspendojë edhe Tchouamenin, para se të merr ndonjë vendim në verë lidhur me të ardhmen e të dy lojtarëve./Telegrafi/

InfoShqip