E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Mateo bën viral unazën, pas ultimatumit të Brikit

Briki

Mateo është rikthyer në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, këtë herë për një detaj që lidhet me unazën e martesës

Ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania” duket se e ka marrë seriozisht këshillën e partneres së tij, Brikenës, që unaza të mos hiqet nga vendi.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, Mateo u komentua disa herë pasi e kishte harruar unazën në tualet. Këto momente u kthyen shpejt në temë diskutimi mes ndjekësve.

Briki 1

Tani, ai duket se ka gjetur një zgjidhje praktike për të shmangur çdo incident, sidomos gjatë stërvitjes. Në fotot e fundit që po qarkullojnë në rrjet, Mateo shihet në palestër me unazën të vendosur në një zinxhir rreth qafës.

Ky detaj ka mjaftuar që ndjekësit ta komentojnë me humor, duke e lidhur veprimin e tij me “ultimatumin” e Brikenës. Në këtë mënyrë, Mateo e mban unazën gjithmonë pranë vetes, edhe kur stërvitja bëhet më intensive. /GazetaExpress/

The post Mateo bën viral unazën, pas ultimatumit të Brikit appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip