E premte, 08 Maj 2026
Lajme

“Mereme Sela kërkon të drejtën e saj”/ Meçe: Berisha ka asgjësuar opozitën, protestat e PD të dështuara

Analisti Arben Meçe ka kritikuar ashpër mënyrën se si po funksionon opozita dhe protestat e organizuara nga Partia Demokratike, duke deklaruar se ato nuk përfaqësojnë më opozitën reale, por vetëm ish-kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se protestat e zhvilluara kanë treguar braktisje nga militantët dhe mungesë mbështetjeje qytetare.

“Në protestë po del Berisha, jo opozita. Situata është kthyer në një çështje personale të tij dhe të PD-së, por problemi është se kjo zhvillohet në terrenin publik dhe prek gjithë klimën politike në vend”, deklaroi ai.

Ai komentoi edhe debatet e brendshme në PD, duke përmendur kërkesat për më shumë demokraci dhe hapje ndaj mendimeve ndryshe.

“Në protestë po del Berisha, nuk është opozita. Na ka sjellë në një ngërç, çështje e Berishës dhe PD është çështje e brendshme, por je futur në një terren publik dhe pisa në të cilën punon është publiku. Pra jemi në kushtet kur operon në atë terren për të cilin debatojmë. Prej kohësh kemi thënë se demokracia është bllokuar sepse kapja nga persona që i humbasin moralin dhe asgjëson opozitën në qenien e tyre. Dhe kur shoh moralin e tyre konkluzioni është që ka probleme serioze. Për faktin që përfundon me 1 mijë veta dhe të dështon protesta dhe tregohet qartë braktisje e militantëve. Dhe pas gjithë këtyre protestave që bëhen në çdo të hënë, ku bëhen Foltore, ku nga 1 orë e gjysmë jepet në televizionet tona dhe cili është përfundimi? Është Meremja që kërkon vetëm një gjë, të drejtën demokratike brenda grupimi. Kjo zonjë po kërkon një të drejtë legjitime që është më normalja e çdo anëtari. Është norma numër 1. Por në parti del e thotë, kush je t’i që do të sfidosh doktorin? Ndaj me të drejtë thuhet se çështja u kthye në qesharake”, tha Meçe.

InfoShqip