E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Kongresi i Ligjit në Tiranë, Bonjaku: Shfaqe e bukur, vetëm për ligj nuk u fol

A 73 696x400

Ish-prokurori, Florjan Bonjaku, i ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus këtë të enjte, bëri një analizë të asaj se çfarë ndodhi në Kongresin e Ligjit që u zhvillua në Tiranë.

Bonjaku tha se Kongresi i Ligjit ishte një shfaqje e bukur, por që vetëm për ligjin nuk u fol. Sa i përket deklaratave të kryeministrit Edi Rama, Bonjaku tha se ishte një fjalim kontradiktor, duke pasur parasysh deklaratat e tij në raste të veçanta.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Rama tha se do të vijojë t’i qëndrojë kësaj drejtësie. Si e patë ju këtë Kongresin Botëror të Ligjit?

Bonjaku: Si një shfaqje të bukur për t’u parë. Nuk kishte lidhje me deklarimet ligjore. Dëgjuam deklaratën e kryeministrit të kundërt me ato që ka thënë kur ka qenë nën presion. Dëgjuam kryeministrin që fliste për suksese, por pa përmendur asnjë sukses. Nuk u tha që shqiptarëve u është hequr e drejta për të aksesuar pushtetin gjyqësor për shkak të hartës gjyqësore, asgjë për reformën dhe pasojat që solli. Nuk tha asgjë për deklaratat e Sadgishit, i cili tha se Vettingu ka pasur disa raste që kanë marrë zgjidhje të ndryshme. Nuk theksoi as vendimin e fundit të Gjykatës së Strasburgut për rastin “Metalla”, i cili është rasti më i madh në Strasburg, që tregon proporcionalitetin. Ky është një vendim që do të sjellë pasoja edhe në vendime të tjera.

Borakaj: Çfarë ndodh me prokurorët dhe gjyqtarët që janë larguar nga Vettingu?

Bonjaku: Në Shqipëri mungon një legjislacion prej vitesh. Me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, është vendosur që vendimet e Gjykatës së Strasburgut duhet të kalohen në një sërë procesesh në Gjykatën e Lartë.

InfoShqip