E premte, 08 Maj 2026
Lajme

A janë sot të korruptuar prokurorët? Çifligu: Procesi i vetting-ut nuk është i besueshëm

WhatsApp Image 2026 05 07 At 21.17.24 711x400

Gazetarja Bruna Çifligu ka ngritur pikëpyetje mbi procesin e vetting-ut në sistemin e drejtësisë.

E ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, ajo theksoi se ende mbeten dyshime për mënyrën si është realizuar dhe efektet që ka sjellë.

Sipas Çiflikut, opozita vijonë të ketë kritika për prokurorët, madje edhe dyshon se janë të ndikuar politikisht.

Bruna Çifligu: Janë një sërë prokuroresh që tani ushtrojnë detyrën e avokatit dhe e kanë ngritur kriteret e vetting-ut, faktin se si është bërë ky proces. Por a ja ka vlejtur? A u pastrua sistemi i drejtësisë nga vetting-u? A janë sot më pak të korruptuar prokurorët? A janë sot më pak të korruptuar avokatët? Kjo është një pikëpyetje për sa kohë ka akuza. Opozita thotë se ka disa individë që janë të ndershëm dhe disa të tjerë nuk janë. Hajde ndaje tani kush janë prokurorët e mirë, kush janë ata të këqij. Artikulimi i PD-së është i vazhdueshëm, ku thonë se ka prokurorë të ndershëm, por ka edhe prokurorë të varur nga politika që marrin urdhra. Akoma nuk është i besueshëm procesi i vetting-ut.

/vizionplus.tv

InfoShqip