E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Lëvizje e papritur e Milanit, ylli i ekipit në treg për 40 milionë euro

Image

Milani i ka bërë të qartë Christopher Nkunku dhe agjentit të tij Pini Zahavi se sulmuesi francez është në shitje gjatë afatit kalimtar të verës, por vetëm nëse arrin një ofertë prej të paktën 40 milionë eurosh.

28-vjeçari u transferua nga Chelsea verën e kaluar për rreth 37 milionë euro plus bonuse, por nuk arriti të lërë gjurmë në “San Siro”.

Gjatë sezonit të fundit, Nkunku regjistroi vetëm gjashtë gola dhe tri asistime në 32 paraqitje zyrtare, ndërsa shpesh mbeti jashtë formacionit titullar, madje edhe në periudha kur skuadra kishte mungesa të shumta në repartin ofensiv.

Image

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, një takim mes drejtuesve të Milanit dhe agjentit Zahavi ka konfirmuar se klubi italian është i gatshëm ta shesë lojtarin pas vetëm një sezoni.

Raporti shton se “Rossonerët” po shqyrtojnë edhe mundësinë e transferimit të Robert Lewandowskit nga Barcelona, i cili gjithashtu përfaqësohet nga Zahavi.

Image

Milani synon të arkëtojë 40 milionë euro për të shmangur humbjet financiare nga shitja e francezit.

Megjithatë, sipas burimeve pranë klubit, një ofertë rreth 30 milionë eurosh do të ishte e mjaftueshme për të rikuperuar investimin fillestar.

Nkunku mbetet pjesë e kombëtares së France, me 18 paraqitje dhe dy gola të shënuar, edhe pse ndeshja e tij e fundit me “Les Bleus” daton në nëntor të vitit 2025. /Telegrafi/

InfoShqip