E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Pse bën Vjosa Osmani e jo Agim Veliu? Kujtim Shala përgjigjet në Pressing: Duhet të jetë në listë

Agim Veliu

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, u pyet pse bën Vjosa Osmani e jo Agim Veliu me qenë në listën e LDK-së.

“Bën Agim Veliu absolutisht”, u përgjigj Shala në Pressing.

“Do të duhej të ishte edhe në procese të tjera, unë kam folur shumë për atë gjë. Jam përpjekur shumë. Nuk kam arritur ta zgjidhë atë çështje dhe nuk e kuptoj pse, sepse nuk e kuptoj problemin”, tha Shala në Pressing, transmeton Gazeta Express, sa i takon çështjes së Agim Veliut.

Ai shtoi se mendon se Agim Veliu duhet të jetë në listën e LDK-së në zgjedhjet e 7 Qershorit.

The post Pse bën Vjosa Osmani e jo Agim Veliu? Kujtim Shala përgjigjet në Pressing: Duhet të jetë në listë appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip