
Gazetari Ardit Hoxha, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus me moderatore Pranvera Borakajn, tha se reforma në drejtësi ka dështuar.
Ai solli edhe krahasime me kohën para vitit 2015, duke theksuar se kohëzgjatja e çështjeve penale ka ndryshuar, duke pësuar regres.
Hoxha kritikoi gjithashtu funksionimin e sistemit gjyqësor, teksa nënvizoi se veç SPAK dhe GJKKO, hallkat e tjera kanë ceduar.
Pjesë nga biseda:
Hoxha: Ky raporti i 2-3 viteve të fundit të opozitës dhe qeverisë me reformat e drejtësisë më duket sikur është si ai raporti me zjarrin, që kur je në distancë të pëlqen, kur të afrohet nis i largohesh se të djeg. Pas reformës, për një çështje penale të shkallës së parë merrej deri në 36 muaj, ndërsa para reformës 6-8 muaj.
Borakaj: Pra regres i madh.
Hoxha: Ne qëndruam gati 3 vite pa Gjykatë të Lartë. Përveç SPAK dhe GJKKO, të gjitha hallkat e tjera të gjyqësorit kanë çeduar. Reforma në drejtësi ka ceduar dhe ka dështuar në këto drejtime. Nuk mund të trajtohet drejtësia vetëm për të parë politikanët e dënuar, që kanë qenë për kaq vite të paprekshëm, ndërsa qytetarët të presin për procedurat e tyre.
/vizionplus.tv
