E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Tayna njofton albumin e ri “Genesis”: Përmban çdo pjesë timen, të vjetrën dhe të renë

Image

Reperja Tayna ka njoftuar ndjekësit se albumi i saj i dytë, i titulluar “Genesis”, do të publikohet shumë shpejt në platformat kryesore muzikore.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Tayna bëri të ditur se sonte në ora 00:00 albumi do të jetë i disponueshëm në Spotify, ndërsa nesër në ora 18:00 do të publikohet edhe në YouTube.

Artistja theksoi se pas projektit qëndron një ekip i madh që ka punuar në prapaskenë, me qëllim që çdo detaj të përputhej me vizionin e saj dhe me përvojën që dëshironte t’ua ofronte dëgjuesve gjatë dëgjimit të albumit.

Image Foto: Instagram

Ajo u shpreh mirënjohëse ndaj të gjithë atyre që kontribuuan për ta sjellë këtë projekt në jetë.

Sipas Tayna-s, “Genesis” është një album që përmbledh të gjitha anët e saj: “të vjetrën dhe të renë”, “të butën dhe agresiven”, si dhe “emocionalen dhe eksperimentalen”.

Ajo shtoi se brenda këtij materiali gjenden tinguj, ‘mood’-e dhe versione të ndryshme të saj.

Në fund, Tayna uroi që publiku ta përjetojë albumin ashtu siç e ka ndjerë ajo gjatë krijimit dhe që ta pëlqejë po aq sa e pëlqen vetë. /Telegrafi/

InfoShqip