Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, tha sot se Bashkimi Evropian duhet të bjerë dakord për atë që duhet të jetë objekt i negociatave të mundshme me Rusinë lidhur me luftën në Ukrainë.
“Pra, përpara se të flasim me rusët, duhet të biem dakord për atë që duam të flasim me ta”, tha Kallas gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidenten moldave Maia Sandu.
Sipas deklaratës së Shërbimit Evropian të Punëve të Jashtme, ajo theksoi se procesi aktual i paqes “nuk po shkon në drejtimin e duhur” dhe se, siç deklaroi ajo, kërkesat i bëhen kryesisht Ukrainës, ndërsa nuk kërkohen lëshime specifike nga Rusia./abcnews.al
