Aston Villa dhe Freiburg janë finalistët e Ligës së Evropës pasi eliminuan Nottingham Forestin dhe Bragan.
Villa ishte në disavantazh prej 0-1 nga ndeshja e parë, mirëpo skuadra e Unai Emery shënoi fitore të thellë me rezultat 4-0 në shtëpi.
Ollie Watkins shënoi një gol të bukur pas asistimit të Buendias për të kaluar Villan në epërsi (36’).
Ndërsa, ishte Emiliano Buendia realizoi nga pika e bardhë pasi Pau Torres u faulla brenda zonës, për të dyfishuar epërsinë (58’).
John McGinn shënoi një supergol për të konfirmuar avancimin e Villas në finale (77’), kurse fitoren e vulosi i njëjti vetëm katër minuta më vonë (81’).
Në anën tjetër, Freiburg gjithashtu ka bërë një përmbysje ndaj Bragas, me rezultat 3-1, pra i përgjithshmi 4-3 për t’u kualifikuar në finale.
Braga e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme kur Dorgeles u ndëshkua direkt me karton të kuq (6’), për të lënë skuadrën me një lojtar më pak.
Lukas Kubler u gjend në vendin e duhur për të shënuar me një goditje të lehtë duke kaluar Freiburg në epërsi (19’).
Ndërsa, ishte Johan Manzambi që dyfishoi epërsinë pas asistimit të Treu (41’).
Heroi i Freburg ishte Kubler që realizoi sërish me kokë pas harkimit të Grifos (72’).
E tëra që bëri Braga ishte goli i nderit falë Pau Victor, që e kishte të lehtë të shënonte në portën e zbrazur pas asistimit të Gomez (79’).
Kësisoj, Villa e Freiburg do të përballen në finalen e Ligës së Evropës me objektivin që të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër./Telegrafi/
