E shtunë, 09 Maj 2026
Lajme

Fabjola eliminohet nga Ferma VIP 3, publiko voton kundër saj pas fyerjes skandaloze që i bëri Arbanës në spektakël

Image

Fabjola Elezaj është eliminuar nga shtëpia e “Ferma VIP 3”, pas një televotimi javor të hapur enkas për të, ku publiku u pyet drejtpërdrejt nëse ajo duhet të vazhdojë apo jo qëndrimin në format.

Televotimi u hap pas spektaklit të së hënës, kur Fabjola përdori gjuhë të ulët dhe denigruese ndaj prezantueses gjatë transmetimit live, duke iu drejtuar Arbana Osmanit me fyerjen “k*qkë”. Pas kësaj situate, produksioni vendosi që vendimi final për vazhdimin e saj në lojë t’i lihej publikut.

Në spektaklin e së premtes, prezantuesja e formatit, Arbana Osmani, bëri të ditur rezultatin, duke njoftuar se Fabjola nuk do të qëndrojë më në “Ferma VIP 3”.

Ajo theksoi se gjatë kësaj jave ka pasur një votim rekord, çka tregon interesin e madh të publikut për këtë ngjarje dhe për vendimin që duhej marrë.

Me vendimin e publikut, Fabjola Elezaj u largua nga shtëpia, duke u mbyllur kështu edhe televotimi i jashtëzakonshëm i hapur vetëm për të, pas incidentit që shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale dhe debat të gjerë rreth etikës dhe gjuhës në një format të tillë televiziv. /Telegrafi/

InfoShqip