E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Hasani i përgjigjet opozitës: Integrimi në BE nuk është më ëndërr, por standard për Shqipërinë, mos e kthejmë në betejë

1778753181 Iglihasani 709x400

Deputeti i PS Igli Hasani iu përgjigj kritikave të opozitës lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe pretendimeve për privatizim të këtij procesi.

Nga foltorja e Kuvendit, Hasani u shpreh se bashkëpunimi i opozitës me qeverinë nuk do të thotë të zerohet kritika, por integrimi nuk duhet të kthehet në betejë të përditshme.

Ai shtoi më tej se:  BE nuk është vetëm destinacion politik, është standard dhe nuk i shërben procesit kritika pa perspektivë e euforia pa masë”.

Ta hedhësh poshtë një bllok që konsolidon një informacion kaq komplet nuk i shërben debatit. E përdorim si bazë për të parë çfarë është bërë e çfarë duhet bërë e kur duhet të përshpejtohen reformat. Raporti nuk është fundi i llogaridhënies por fillimi. Nuk e shoh Kuvendin si noter të integrimit, por garant të transparencës dhe mbikëqyrjes. Integrimi evropian nuk është një projekt zyrash por i një shoqërie të tërë.

Nëse qytetarët nuk e kuptojnë procesin nuk mund ta ndjejnë si të tyren. BE nuk është vetëm destinacion politik, është standard dhe nuk i shërben procesit kritika pa perspektivë e euforia pa masë. Ajo që e çon vendin përpara është puna serioze e llogaridhënia për punën. Konsensus nuk do të thotë mungesë kritike, por të mos e kthejmë integrimin në betejë të përditshme. Shqipëria po punon për mënyrën sesi do të hyjë në Evropë. Për herë parë Evropa nuk është më ëndërr, por nj standard që mund ta kërkojmë këtu”, tha Hasani.

InfoShqip