E shtunë, 02 Maj 2026
Lajme

Himara çel sezonin turistik, Tavo: Destinacioni ideal për pushime këtë verë

Screenshot 1 2 720x400

Sezoni turistik është çelur zyrtarisht në Himarë, duke sjellë një kalendar të pasur aktivitetesh.

Kryetari i Bashkisë Vangjel Tavo tha se këto aktivitete synojnë jo vetëm promovimin e Himarës si destinacion turistik bregdetar, por edhe si një qendër e pasur me traditë e histori.

“Ne synojmë të promovojmë Himarën jo thjesht detin e mrekullueshëm e natyrën e veçantë që ofron, por të promovojmë mirëpritjen himariote, kulinarinë e veçantë e shumë të tjera. Të gjithë këto aktivitëte janë të lidhura me këto qe përmenda unë”, tha Tavo.

Tavo shtoi se zgjedhja e Himarës për të kaluar pushimet është e duhura.

“I ftoj të gjithë ta vizitojnë sepse jam i sigurt që do ikin me kujtime të mira dhe do vendosin që pushimet në sezon t’i bëjnë këtu”, tha kryebashkiaku.

Himara është një nga destinacionet kryesore turistike në bregdetin jonian. Ajo përfshin shumë plazhe që popullohen gjatë verës e po ashtu edhe objekte të tjera historike si Kalaja e qytezës.

InfoShqip