Kanceri i pankreasit mbetet një ndër sëmundjet më të rrezikshme dhe më të vështira për t’u diagnostikuar në kohë.
Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, kirurgu abdominal Arbër Morina shpjegoi arsyet pse kjo sëmundje shpesh zbulohet në faza të avancuara, duke e bërë trajtimin shumë më të komplikuar.
Sipas tij, një nga problemet kryesore është mungesa e simptomave në fazat e hershme.
“Në shumicën e rasteve zbulohet vetëm rastësisht, me një ekzaminim krejt tjetër”, theksoi Morina.
Ai paralajmëron se pacientët zakonisht nuk kanë shenja të qarta në fillim, çka bën që sëmundja të përparojë pa u vënë re.
“Në shumicën e rasteve, kur pacienti jep shenja klinike, është tepër vonë”, shtoi ai.
Sipas Morinës, në këto faza të avancuara, tumori mund të ketë përfshirë enët kryesore të gjakut ose të jetë përhapur në organe të tjera si mëlçia, duke e bërë ndërhyrjen kirurgjikale pothuajse të pamundur.
Megjithatë, ai thekson se në rastet kur zbulohet herët, ekziston mundësia për trajtim kirurgjik, edhe pse bëhet fjalë për ndërhyrje shumë komplekse.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:
– YouTube www.youtube.com
