E shtunë, 02 Maj 2026
Lajme

Klodit nuk i del inati me Mozën pas daljes nga Ferma VIP: Aty brenda ka dinozaur, armiku im kryesor

WhatsApp Image 2026 05 02 At 1.50.41 PM 711x400

Një televotim mes Blerinës, Malborës dhe Klodit vendosi fundin e rrugëtimit të këtij të fundit në “Ferma VIP”, duke e larguar nga gara për çmimin e madh.

Pas daljes, Klod Dedja ishte i ftuar në “Ferma Club”, ku foli për eksperiencën e tij brenda formatit, duke e përshkruar si intensive dhe të veçantë.

Ai u shpreh se brenda fermës ishin krijuar “dy pole”, të cilat sipas tij e vështirësonin lojën për personazhe autentikë si ai.

“Aty ishin ndërtuar dy pole. Që në një moment janë problem për personazhe si unë, sepse jam person autentik. Nuk dua të marr pjesë në një lojë, dhe mu duk vetja në një manipulim dhe sipër. Por e kam përjetuar të plotë dhe jam shumë i lumtur.”

Duke folur për dinamikat brenda lojës, ai shtoi se përplasjet janë pjesë e natyrshme e saj:
“Përplasja e bën njeriun të vërtetë. Aty brenda ka dinozaur, që unë jam kundra. Dhe kam varur në qafë një dinozaur që është armiku im kryesor.”

I pyetur nga opinionisti Albano nëse me këtë i referohej Moza, ai sqaroi se nuk bëhej fjalë për fyerje personale apo për ndonjë person specifik, por për një koncept më të gjerë:
“Dinozauri nuk lidhet me të shkuarën si fyerje. Nëse investojmë më shumë te e shkuara, kemi lënë të ardhmen. E gjithë gjëja ime ishte filozofike.”

Në fund, ai theksoi se nuk kishte hyrë me synimin për të fituar:
“Unë nuk hyra për të fituar. Edhe një orë aty brenda është një eksperiencë magjike.”

/vizionplus.tv

InfoShqip