E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Itali: Doli nga makina për të ndihmuar një shofer të aksidentuar, përplaset nga një automjet tjetër dhe vdes

7716024 26065048 Croce Italia

Tragjedi në Grande Raccordo Anulare të Romës. Një burrë 35-vjeçar vdiq të dielën pasi u godit nga një automjet teksa kishte ndaluar për të ndihmuar një person tjetër që ishte përfshirë në një aksident, raportojnë mediat italiane.

Përpjekjet e shpëtimit ishin të pasuksesshme; tre persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital.

Sipas raportimeve fillestare, dy shoferë që kalonin aty pranë ndaluan makinat e tyre për të ndihmuar pasagjerët e një automjeti tjetër të përfshirë në një aksident.

Njëri prej tyre, 35-vjeç, duke dalë nga makina e tij, u përplas dhe vdiq menjëherë.

The post Itali: Doli nga makina për të ndihmuar një shofer të aksidentuar, përplaset nga një automjet tjetër dhe vdes appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip