E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë/ “Sistemet ndërtohen nëpërmjet besimit”, Rama ndan bisedat me profesorin e drejtësisë, Haussman

Tirana mirëpret këtë të mërkurë Bordin e Kongresit Botëror të Ligjit.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se është privilegj që Tirana është kryeqyteti pritë i Kongresit Botëror të ligjit.

Gjatë fjalës tij Rama ndau edhe vlerësimin për profesorin e drejtësisë Ricardo Haussman.

“Vende si i yni kanë parë shumë ekspertë, që vijnë dhe dinë çdo gjë. Ekspertë që përgatisin raporte aq të trasha sa asnjë nuk i lexon dhe rekomandime pak a shumë të njëjta tek të cilat askush nuk ka besim. Ka edhe ekspertë që të fajësojnë ty për dështimet e tyre. Qasjet revolucionare për vende që kanë kaluar vitet të tërë të observuara pas burimeve shmangin atë që është më e rëndësishme, njohuritë dijet. Për një vend si i yni institucionet, vetë suksesi është ai që ndërton institucionet. Sistemet ndërtohen nëpërmjet besimit, njerëzve që besojnë se përmirësimi është i mundshëm.  Marrëdhënia ime me Ricardon ka filluar si një dështim total. E kërkova pa sukses kur isha në opozitë, i shkrova atij dhe u përpoqa të gjeja mënyrën t’i thoja se Shqipëria ia vlente në kohën e tij, dhe në këmbim të kësaj unë mora heshtjen, asnjë shenjë. Ky nuk kishte dëgjuar që një piktor donte të bëhej kryeministri i Shqipërisë. Ricardo vetë ishte në opozitë me lidershipin e Venezuelës. Unë pyesja veten se përse një person refuzonte të fliste me dikë. Por në fund kuptova diçka shumë të rëndësishme: në fillim duhet të fitosh zgjedhjet, që në retrospektivë, mund të jetë procesi më i sofistikuar i vettingut, kështu që sapo fitova, Ricardo erdhi”, tha ai.

InfoShqip