E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Kontrabandë e preparateve të dëmshme mjekësore, ndalohen tre persona në Maqedoni

Policia Mk

Sektori për kontroll dhe hetime ndaloi tre persona, mes të cilëve edhe pronaren e një salloni bukurie, të dyshuar për kontrabandë të preparateve mjekësore të dëmshme.

Aksioni ka filluar në pikën kufitare Tabanocë, ku në një furgon janë gjetur 535 shishe me mjete për dobësim dhe 7.400 etiketa.

Produktet ishin të fshehura në çarçafë për shtrat. Automjeti është vendosur nën vëzhgim dhe është ndjekur deri në vendin e dorëzimit. Pronarja është arrestuar gjatë pagesës së dërgesës.

Është kryer kontroll në sallonin e saj të bukurisë, ku janë gjetur fillerë dermalë dhe preparate të tjera për trajtime estetike. Për produktet nuk ka pasur dokumentacion për siguri dhe import të ligjshëm. Ekzistojnë dyshime se janë përdorur tek klientët.

Kundër të dyshuarve është ngritur kallëzim penal, ndërsa hetimi vazhdon.

InfoShqip