
Një markë e re kineze, Lepas, pritet të hyjë në tregun britanik dhe europian me tre modele SUV gjatë 12 muajve të ardhshëm, duke synuar konkurrencën me modele të njohura si Kia Sportage, BMW iX1 dhe Volvo EX30.
Lepas është pjesë e gjigantit automobilistik Chery Automotive dhe bën pjesë në strategjinë e eksportit të kompanisë, e cila synon krijimin e markave të reja të përshtatura për tregjet evropiane.
Modeli i parë që do të prezantohet, në tremujorin e tretë të këtij viti, është SUV-i kryesor L8. Ai do të pajiset me një sistem hibrid plug-in, që kombinon një motor benzine 1.5 litra turbo me një motor elektrik dhe bateri 18 kWh, duke ofruar një autonomi elektrike deri në rreth 88 kilometra.

Modeli i dytë, L6, është një SUV i përmasave mesatare që synon segmentin e Kia Sportage. Ai do të ofrohet në versione me benzinë, hibrid dhe plotësisht elektrik. Varianti elektrik pritet të ketë një bateri 67 kWh dhe një autonomi deri në rreth 435 kilometra.
Modeli i tretë, L4, do të jetë më i vogli në gamë – një crossover kompakt që do të konkurrojë drejtpërdrejt me Volvo EX30 dhe BMW iX1. Ky model do të ofrohet me sistem elektrik, ndërsa detajet e plota teknike pritet të publikohen më vonë.
Kompania ka bërë të ditur se informacione të tjera mbi gamën e saj të SUV-ve do të zbulohen gjatë këtij viti, ndërsa porositë pritet të hapen pas prezantimeve zyrtare. /GazetaExpress/
The post Lepas sjell 3 SUV të rinj në Britani dhe Europë appeared first on Gazeta Express.
