E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

Liga e Parë me plotë dramë e emocione, gjithçka vendoset në xhiron e fundit

Liga e Parë e sivjetme po prodhon dramë e emocione pothuajse çdo xhiro. 

Me sezonin që po shkon drejt fundit, po shkojmë drejt mësimit të klubeve që do të shkojnë në Superligën e Kosovës sezonin e ardhshëm. 

Dy vendet e para të tabelës në Ligën e Parë shkojnë direkt në elitën e futbollit kosovar, derisa vendi i tretë dhe i katërt në barazh. Këto dy vende do ta luajnë një ndeshje ndaj njëra-tjetrës, me fituesin që do të luajë ndaj vendit të tetë të Superligës. 

Deri në mbylljen e perdeve në Ligën e Parë ka mbetur vetëm një xhiro, dhe aty do të mësohet se kush do të luajë në një rang më të lartë garash. 

Në xhiron e parafundit (33), sot, pesë skuadrat e para në tabelë morën fitore. 

Vushtrria e mposhti Ramiz Sadikun 1-0, Feronikeli ‘74 triumfoi 3-0 ndaj Trepçës, derisa Dinamo e mposhti Rilindjën 1974, me shifrat prej 4-3. Vëllaznimi fitoi 3-2 ndaj KEK-ut. Ndërkohë, Liria mori tri pikë pas fitores 4-2 ndaj Suharekës. 

Xhiroja e fundit do të sjellë super-përballje, madje mes skuadrave të para, për një vend në Superligë. 

Liderja, Vushtrria do të ketë punë si mysafire e Vëllaznimit të vendit të katërt, në Gjakovë. 

Dinamo i Ferizajt i vendit të tretë do të jetë nikoqir i Lirisë, që mbanë pozitën e pestë. 

Ndërkohë, Feronikeli ‘74 i shkon Ramiz Sadikut. 

Xhiroja e fundit, ajo e 34-a do të luhet javën e ardhshme. 

The post Liga e Parë me plotë dramë e emocione, gjithçka vendoset në xhiron e fundit appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip