E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Ligjërata ne kolegjin Universum, Osmani: Të ardhmen digjitale ta fuqizojmë me partneritete ndërkombëtare dhe inovacion

Osmani

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një ligjerëtë në Kolegjin Universum në Ferizaj.

Ajo aty ka folur për të ardhmen digjitale me partneriteteve ndërkombëtare dhe inovacionin.

“Rinia e Kosovës ka talent, energji dhe potencial të jashtëzakonshëm. Përmes arsimit cilësor, partneriteteve ndërkombëtare dhe inovacionit, ne duhet të fuqizojmë të ardhmen tonë digjitale, gjithmonë duke ruajtur vlerat njerëzore, etikën, dhe dinjitetin”.

“Dje në Kolegjin Universum në Ferizaj, mora pjesë në Javën Ndërkombëtare të Universiteteve Partnere për të potencuar se zhvillimi teknologjik është i dobishëm vetëm nëse shfrytëzohet për të avancuar vlerat njerëzore, e jo për t’i shkelur ato”, ka shkruar Osmani. /Gazeta Express

The post Ligjërata ne kolegjin Universum, Osmani: Të ardhmen digjitale ta fuqizojmë me partneritete ndërkombëtare dhe inovacion appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip