Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të diskutojë sot për modalitetet e bashkëpunimit me ish presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për zgjedhjet e 7 qershorit.
Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku, tha se në mbledhjen e sotme do të diskutojnë për formën e bashkëpunimit me Vjosa Osmanin dhe siç tha bashkimin e së djathtës.
“Do të diskutojmë për të gjitha çështjet që lidhen me partitë dhe listën tonë. Në këtë kuptim diskutojmë edhe për ardhjen e Vjosës dhe bashkimin e madh të së djathtës dhe shohim si domosdoshmëri për Kosovën”, tha ajo.
E pyetur nga KosovaPress se sa do ta dëmtojë bashkimin e së djathtës koalicioni në nivel lokal me PDK-së ajo tha se këto çështje janë të ndara.
“Çështjet komunale janë të ndara prej çështjeve qendrore. Temë diskutimi sot do të kemi rrugën përpara dhe bashkimin e së djathtës në nivelin qendror”, tha ajo.
