E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Mbyllet përkohësisht rruga “RR Vicianum” në lagjen Arbëria në Prishtinë

Hq720

Nga nesër, më 7 maj, në lagjen Arbëria do të nisin punimet për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti në rrugën “RR Vicianum”.

Sipas njoftimit zyrtar të komunës, kjo rrugë do të jetë e mbyllur për qarkullimin e mjeteve, deri më 12 maj 2026, për shkak të punimeve.

Komuna u bëri thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të kenë mirëkuptim për pengesat e përkohshme në qarkullim.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Ju njoftojmë se në lagjen Arbëria, në rrugën “RR Vicianum”, do të realizohen punime për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti.

 Nga nesër, datë 7 maj 2026 deri më 12 maj 2026, kjo rrugë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullimin e mjeteve.

Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për qarkullim.

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

The post Mbyllet përkohësisht rruga “RR Vicianum” në lagjen Arbëria në Prishtinë appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip