E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Ndalohen dy persona për incidentin në Skënderaj, Prokuroria: Dy të dyshuar S.L. dhe K.H. nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim

Lajmi I Fundit 1

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton se për incidentin e sotëm në Skënderaj, janë ndaluar për 48 orë E.L., dhe B.N., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, sipas prokurorisë S.L., dhe K.H., të dyshuar për rastin, nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim.

“Dy (2) të dyshuar tjerë për këtë rast me iniciale S.L., dhe K.H., deri në këto momente nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim”.

Në cilësinë e viktimave janë intervistuar H.M., dhe B.Z.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se përkitazi me rastin e sotëm në Skënderaj, ku si pasojë e sulmit fizik, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona me iniciale H.M., dhe B.Z., prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka qëndruar gjatë tërë ditës në Skënderaj, ku së bashku me policinë janë mbledhur prova relevante lidhur me rastin.

Po ashtu, janë intervistuar në cilësinë e viktimave H.M., dhe B.Z., pesë (5) dëshmitarë si dhe dy (2) të dyshuar me iniciale E.L., dhe B.N., të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për dyzetë e tetë (48) orë, me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërkaq, dy (2) të dyshuar tjerë për këtë rast me iniciale S.L., dhe K.H., deri në këto momente nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim.

The post Ndalohen dy persona për incidentin në Skënderaj, Prokuroria: Dy të dyshuar S.L. dhe K.H. nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip