Mediat e huaja kanë raportuar për vdekjen tragjike të yllit të famshëm, Jake Hall, i cili dyshohet se ka humbur jetën gjatë një feste në një vilë luksoze në ishullin Mallorca.
Sipas raportimeve, 35-vjeçari ishte duke kaluar një natë në një pronë me qira në zonën Santa Margalida, e cila kushtonte rreth 200 euro për natë, kur ndodhi incidenti fatal.
Ai është gjetur pa shenja jete në rrethana të rënda brenda vilës.
Jake Hall
Vila ku ndodhi ngjarja përshkruhet si një pronë pushimi e pajisur mirë, me dy dhoma gjumi të mëdha, një sallon të gjerë, një oborr tradicional spanjoll dhe një pishinë private, duke qenë një destinacion tipik për pushime luksoze në ishull.
Sipas burimeve, grupi i të rinjve kishte vazhduar festën edhe pas kthimit në vilë, pavarësisht se në faqet e rezervimit ishte theksuar qartë se në këtë pronë nuk lejoheshin festa apo evente të mëdha.
Vila ku ndodhi aksidenti tragjik
Hetimet paraprake të policisë spanjolle janë fokusuar në pistën e një aksidenti tragjik, ku dyshohet se Hall ka goditur kokën në një derë xhami brenda vilës, duke pësuar lëndime fatale.
Disa dëshmitarë kanë deklaruar se gjatë natës janë dëgjuar zhurma të forta nga vila dhe se situata mund të jetë përkeqësuar në një mjedis ku dyshohet për konsum të alkoolit dhe substancave të tjera, megjithëse këto pretendime mbeten ende nën hetim.
Vila ku ndodhi aksidenti tragjik
Autoritetet në Spanjë po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa rasti ka shkaktuar reagim të madh në media dhe publik për mënyrën tragjike dhe të papritur të vdekjes së yllit televiziv. /Telegrafi/
Vendi ku ndodhi aksidenti tragjik
Vendi ku ndodhi aksidenti tragjik
