E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Pse ndaj Sali Berishës nuk aplikohet “Neni Basha”? Muçollari flet në Quo Vadis

A 76 632x400

Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje për kryetar më 23 maj, ku kandidati i vetëm është Sali Berisha.

I ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka folur për këtë moment në Partinë Demokratike.

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se përse ndaj Sali Berishës nuk aplikohet “Neni Basha”, Muçollari tha se PD nuk i ka humbur zgjedhjet, pasi ato janë manipuluar.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: A duhet të ishte zoti Berisha i përjashtuar nga statuti?

Muçollari: Jo.

Borakaj: Neni Basha.

Muçollari: Ai nuk është “Neni Basha”.

Borakaj: Zoti Berisha e ka quajtur kështu.

Muçollari: Bëhet fjalë për një statut, për një nen të drejtës zgjedhore. Për sa kohë që OSBE-ja dhe raportet flasin për përdorim të grupeve kriminale, një proces absurd, mendoj se nuk do të ishte fort e drejtë zbatimi i nenit për zgjedhje të padrejta.

Borakaj: Edhe në 2021 pretenduat se ju vodhën zgjedhjet, edhe zotit Lulzim Basha nuk duhet t’i kërkohej të largohej.

Muçollari: Zoti Basha nuk u largua.

Çifligu: Zgjedhje apo referendum do të jetë 23 maji?

Muçollari: Është proces rikonfirmimi.

InfoShqip