Rayo Vallecano ka siguruar kualifikimin në finalen e Ligës së Konferencës, pasi fitoi edhe ndeshjen e kthimit ndaj Strasbourg me rezultat 0-1, duke e mbyllur gjysmëfinalen me shifrat e përgjithshme 2-0. Në takimin e parë, spanjollët kishin triumfuar po ashtu me 1-0.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 42-të, kur Alemao ishte më i shpejti në zonë dhe realizoi pas një topi të kthyer, duke e vendosur Rayo-n në avantazh.
Strasbourg tentoi të rikthehet në lojë, por Rayo u mbrojt me disiplinë dhe portieri Augusto Batalla u shndërrua në heroi i fundit të takimit.
Në minutën 90+4’, vendasit fituan penallti, por Julio Enciso dështoi nga pika e bardhë, pasi Batalla e lexoi saktë goditjen e tij dhe e ndali pa lëvizur pothuajse fare, duke e ruajtur avantazhin dhe duke e vulosur kualifikimin.
Me këtë fitore, Rayo Vallecano kalon në finalen e madhe, ku do të përballet me Crystal Palace, që eliminoi Shakhtarin. /Telegrafi/
