E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Sindikata e Pavarur Akademike: MASH nuk i pranoi sugjerimet tona për projektligjet e arsimit të lartë pavarësisht argumenteve

Class=

Sindikata e Pavarur Akademike (SPA) njoftoi se më 17 prill zhvilloi një takim me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, dhe me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), në ambientet e Ministrisë.

Takimi u mbajt me iniciativën e SPA-së, bazuar në një kërkesë të paraqitur më parë për hapjen e një dialogu institucional në lidhje me paketën e projektligjeve për arsimin e lartë, aktivitetin kërkimor-shkencor dhe sigurimin e cilësisë.

Ata shtojnë se pavarësisht argumenteve dhe sugjerimeve të paraqitura, shumica e propozimeve tona për përmirësimin e tekstit të ligjeve nuk u pranuan në takim.

InfoShqip