E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Spitali i Prizrenit bëhet me aparat të Ergometrisë

Image

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se Komuna i ka dhuruar Spitalit Rajonal të Prizrenit “Prim. dr. Daut Mustafa” aparatin mjekësor “Ergometri”, me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore.

Totaj, në një postim në Facebook, ka thënë se pajisja synon të përmirësojë diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve në këtë institucion shëndetësor.

“Në emër të Komunës së Prizrenit, i dhuruam sot Spitalit Rajonal të Prizrenit ‘Prim. dr. Daut Mustafa’ aparatin mjekësor ‘Ergometri’, me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimit të diagnostikimit e trajtimit të pacientëve”, ka shkruar Totaj.

Ai ka theksuar se investimet në shëndetësi do të vazhdojnë të jenë prioritet i komunës, duke e lidhur këtë me rritjen e cilësisë së kujdesit dhe shërbimeve për qytetarët.

“Investimet në shëndetësi mbeten prioritet i yni, në funksion të kujdesit më cilësor dhe shërbimeve më të mira për qytetarët e rajonit tonë”, ka shtuar Totaj. /Telegrafi/

InfoShqip