
Publiku ka vendosur që Fabjola duhet të largohet nga Ferma Vip.
Në një televotim masiv, vendimi u bë i ditur nga moderatorja Arbana Osmani.
Fabjola ishte në televotim që prej ditës së martë, ku Agai mori këtë vendim drastik pas sjelljeve të fermeres, pas fjalës ofenduese që i drejtoi moderatores Arbana Osmani.
“Vendim i drejtë. Unë nuk ja dola të jepja gjënë e bukur. Kanë bërë gjënë e duhur. Faleminderit për votat”, tha Ola pas vendimit.
