
Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka takuar në Beograd shefin e ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq. Kështu ka bërë të ditur vetë KFOR, nga ku shtohet se, Ulutas e Mojsiloviq, kanë zhvilluar një ‘’diskutim produktiv’’ mbi një sërë çështjesh.
Tutje, shtohet edhe se, takimi është pjesë e komunikimeve dhe ndërveprimeve të rregullta ndërmjet KFOR-it dhe ushtrisë serbe, për ruajtjen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit.
Postimi:
Sot (8 maj 2026), Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, u takua në Beograd me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Gjeneralin Milan Mojsilović.
Ata zhvilluan një diskutim produktiv për një sërë çështjesh.
Takimi ishte pjesë e komunikimeve dhe ndërveprimeve të rregullta ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, në dobi të stabilitetit rajonal.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes; në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), sipas roleve të tyre përkatëse si reagues të sigurisë.
The post Ulutas në Beograd për takim me shefin e ushtrisë serbe, KFOR thotë se pati diskutim produktiv – detaje appeared first on Gazeta Express.
