E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Vrasja me thikë në Gjakovë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

2024 02 Paraburgim 1 Jpg

Gjykata Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet Q.S., i dyshuar për veprën penale “vrasje”.

Sipas komunikatës së gjykatës, masa është aprovuar pas kërkesës së Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Në njoftim thuhet se ngjarja ka ndodhur më 5 maj 2026, rreth orës 02:30, në rrugën “Mbretëresha Teuta” në Gjakovë.

“Me dashje dhe me mjet të mprehtë – brisk ka privuar nga jeta tani të ndjerin R.B. nga Gjakova”, thuhet në komunikatë.

Sipas Prokurorisë, konflikti kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje të çastit derisa të përfshirët ndodheshin në një automjet të tipit Skoda.

“Papritmas fillojnë fjalosjen në mes të pandehurve Q.S. dhe G.I., dalin nga automjeti dhe ashtu duke u fjalosur, fillon konflikti fizik mes tyre”, thuhet tutje në njoftim.

Në komunikatë theksohet se i dyshuari “nxjerrë një brisk nga trupi i tij dhe e godet të ndjerin në pjesën e majtë të gjoksit në drejtim të zemrës”.

Sipas gjykatës, viktima është dërguar fillimisht në ambulancën e qytetit, por “gjatë dërgimit për në Spitalin Rajonal – Reparti i Emergjencës ndërron jetë në ora 03:10 minuta”.

Gjykata bëri të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake, Driton Sadiku, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit.

Me vendimin e marrë, Q.S. do të mbahet në paraburgim deri më 4 qershor 2026, ndërsa palët kanë të drejtë ankese në Gjykata e Apelit e Kosovës. /Telegrafi/

InfoShqip