E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Zgjidhja e thjeshtë që heq yndyrën nga furra menjëherë

Image

Pastrimi i pajisjeve shtëpiake mund të jetë një punë e lodhshme, sidomos sepse ato shpesh neglizhohen dhe nuk pastrohen rregullisht. Megjithatë, pastrimi i tyre në thellësi ndihmon që furra të funksionojë më mirë dhe kuzhina të duket më e pastër dhe e rregullt.

Nëse ju nevojitet një zgjidhje e fortë për pastrim, ekspertja e organizimit dhe krijuesja e përmbajtjes në TikTok, Chantel Mila (e njohur si Mama Mila), ka një zgjidhje shumë të thjeshtë. Mjafton të përdorni disa përbërës bazë nga kuzhina për të krijuar një pastë pastrami.

Në një enë, përzieni:

Një gotë sodë buke;

Gjysmë gote detergjent për enë;

Pak ujë.

Këta tre përbërës krijojnë një pastë shumë të fuqishme për pastrim, e cila mund të përdoret në shumë sipërfaqe.

Kjo pastë mund të aplikohet në kuzhinë dhe banjo. Ajo heq yndyrën e fortë nga furra, pllakat e gatimit, lavamanët dhe madje edhe xhamat e dushit.

@mama_mila_ Which trick will you try first? 🌿 this is your sign to start using cleaning hacks to make home cleaning a little bit easier in 2026 🌻 hope these were helpful lovelies xx #homehacks #hometips #homesweethome #cleaninghacks #cleaningtips ♬ original sound – nicole

Për furrën, përhapni një shtresë të hollë paste me një sfungjer dhe lëreni të veprojë për të zbutur njollat dhe mbetjet e ushqimit. Më pas, përdorni një mjet pastrimi për të hequr papastërtitë e ngjitura. Në fund, fshijeni me ujë dhe pastrojeni xhamin me një leckë mikrofibër.

Kjo pastë është shumë efektive sepse soda e bukës ndihmon në shpërbërjen e yndyrës dhe heqjen e njollave pa dëmtuar sipërfaqet. Ndërsa detergjenti për enë vepron si emulsifikues, duke lidhur yndyrën me ujin në mënyrë që ajo të pastrohet lehtë.

Nëse furra është shumë e ndotur, pasta mund të lihet edhe gjatë natës për efekt më të fortë. Më pas fshihet me leckë dhe pastrohet e gjithë sipërfaqja.

Në rast njollash të forta, mund të përdoret edhe uthull e bardhë, e cila ndihmon në heqjen e mbetjeve të fundit.

InfoShqip