E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

U akuzua për ngacmim seksual nga 21-vjeçarja, Gjykata e Korçës merr vendimin për kirurgun

640 0 Nikolla Nunka 1 1778583913 1

Gjykata e Korçës ka vendosur arrest në shtëpi për mjekun Nikollaq Nunka, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje brenda ambienteve të shërbimit spitalor.

Duket se vepra penale për të cilën akuzohet 72 vjeçari si dhe mosha e tij e kanë “detyruar” gjykatën e Korçës të vendosë për masën e sigurisë arrest shtëpie për mjekun Nunka.

Burime të siguruara brenda seancës së masës së sigurisë për mjekun Nikollaq Nunka, është mësuar se babai i 21 vjeçares e ka akuzuar mjekun për mitmarrje pasi sipas këtij të fundit, mjeku i ka kërkuar 1000 euro për operacion.

Gjykata nuk e ka marrë parasysh kërkesën për masë tjetër sigurie për akuzat e ngritura nga babai, por kjo nuk do të thotë se prokuroria nuk do të vijojë hetimet për të siguruar prova të tjera për akuzën e ngritur nga babai ndaj mjekut 72 vjeçar.

/vizionplus.tv

InfoShqip