E premte, 15 Maj 2026
Lajme

Europa sjell paqe në Kuvend/ Leka: Integrimi, proces kompleks. Parlamentarizmi partiak është pasqyrë e popullit

Socialistët dhe demokratët janë bashkuar në përmbajtjen e projektrezolutës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Analisti Martin Leka deklaroi se procesi i integrimit është kompleks dhe sfidues dhe duhet të trajtohet me kujdes për t’u sqaruar qartë për publikun. Ai tha se, pavarësisht retorikës politike, prej 35 vitesh debati për integrimin ka mbetur shpesh në kontrast me realitetin e qeverisjes dhe qasjet politike. Leka theksoi se koha e debatit parlamentar duhet të përdoret më mirë nga mazhoranca dhe opozita, pasi përmes tyre parlamenti pasqyron vullnetin e qytetarëve.

“Integrimi si proces kompleks dhe sfidues është një proces që duhet të jetë i kuptueshëm për masat dhe duhet trajtuar me shumë kujdes që të sqarohet mirë. Ata bëjnë një pyetje: janë 35 vjet që na thonë të integrohemi dhe kanë qenë në kuota diametralisht të kundërta në raport me qeverisjen.

Është shumë e çuditshme kjo që ndodh, ndërkohë që retorika tregon krejt të kundërtën; kur flitet për kohën që i jepet opozitës, ne kemi parë që flitet për procedurë dhe flitet për çdo gjë tjetër, vetëm për problemet e procedurës. Mazhoranca duhet ta lërë sa më shumë këtë kohë dhe të mos ta harxhojë, qofshin opozita dhe mazhoranca, përmes parlamentarizmit janë pasqyrë e popullit.”

InfoShqip