E premte, 15 Maj 2026
Lajme

Abdixhiku: Kurti në takim kërkonte president që merret me shoqatën e zjarrfikësve

5f1eaed3 4bbf 4f50 B9fd 0a2bd56a72df

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në një intervistë së bashku me kandidatën për Presidente Vjosa Osmani në Rubikon të Klan Kosovës, foli për kërkesën e Kurtit që kishte për Presidentin e ri.

Sipas tij, në takim i është thënë nga Kurti se i duhet një president që merret me binjakëzimin e Shoqatës së Zjarrfikësve.

“Kjo më është bërë e ditur që në takimet e para. Kurti kërkonte një President, nëse mundem me parafrazu pak a shumë, që merrej me binjakëzimin e Shoqatës së Zjarrfikësve”, deklaroi Abdixhiku.

The post Abdixhiku: Kurti në takim kërkonte president që merret me shoqatën e zjarrfikësve appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip