E premte, 15 Maj 2026
Lajme

Bashkimi i votave për rezolutën për integrimin, Mziu: Nuk mund t’i jepnim oksigjen Ramës duke votuar kundër

A 145 632x400

PS dhe PD bashkuan votat ditën e sotme për miratimin e projektrezolutës për integrimin në Bashkimin Evropian.

Çfarë i bëri bashkë socialistët dhe demokratët për të votuar me 114 vota projektrezolutën?

I ftuar në “Quo Vadis” këtë të enjte, deputeti demokrat Xhelal Mziu tha se PD gjithmonë ka qenë pro integrimit të vendit në BE.

Sipas tij, opozita nuk mund t’i jepte sot oksigjen kryeministrit Edi Rama duke votuar kundër rezolutës.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Çfarë ndodhi me ju? Nga protesta sot u bëtë bashkë kaq paqësisht?

Mziu: Nuk besoj se ishim bashkë në aspektin e diskutimeve, kishte mbi 5 orë debat. Jo vetëm ditën e sotme, por gjatë gjithë kësaj periudhe, pas raportit të KE për 2025 apo raportit të DASH, kanë qenë kryefjala e seancës së sotme. Kishim të bënim me një rezolutë e cila brenda saj ka të përmbledhura të gjitha problemet. Me patjetër, nëpërmjet kësaj rezolute vendosen afate dhe barriera për qeverinë. Nuk mundej opozita të luante një rol si Rama në vitin 2012, që përdorte si akuzë një kryetar qarku dhe bënte bllokimin e tre ligjeve që mund ta kishin përshpejtuar tre herë më shpejt integrimin drejt BE-së. Nuk mund të bëheshim ne barrierë për t’i dhënë oksigjen kryeministrit që të thoshte: “Ja, na bllokon opozita”.

Borakaj: Keni qenë që në fillim në këtë mendim apo pati tërheqje veshi nga ndërkombëtarët?

Mziu: PD ka qenë gjithmonë për integrimin në BE. Por nuk mjafton integrimi në BE kur grupet kriminale janë bashkëpunëtore me qeverinë. Anëtarësimi në BE i eliminon këto problematika.

InfoShqip