E premte, 15 Maj 2026
Lajme

“Më shumë i shërben PD”, gazetari minimizon rezolutën për integrimin: Jashtë kufijve nuk ka asnjë vlerë

WhatsApp Image 2026 05 14 At 21.12.12 711x400

Gazetari Klevin Muka ka komentuar rezolutën për integrimin europian të miratuar në Kuvend, duke e cilësuar atë si një akt politik pa ndikim real në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, ai tha se procesi i integrimit nuk varet nga një rezolutë e tillë, ndërsa theksoi se dokumenti i shërben më shumë Partisë Demokratike në planin politik.

Muka u shpreh se rezoluta rrëzon edhe argumentet e socialistëve ndaj opozitës, por përtej kësaj, nuk ka ndonjë peshë reale ndërkombëtare.

“Nuk besoj se procesi i integrimit është i varur nga kjo rezolutë. Ky është një akt politik që më shumë i shërben PD-së. E shoh pozitive për Partinë Demokratike dhe rrëzon rekursin e socialistëve. Për vlerë reale, është një akt i pavlefshëm përtej kufijve tanë. Nuk ka vlerë jashtë territorit”, tha gazetari Muka në QUO VADIS.

/vizionplus.tv

InfoShqip