E premte, 15 Maj 2026
Lajme

“Mos më bëj avokatin ti”, debat i ashpër mes Shkurtit dhe Mziut në Quo Vadis

A 146 713x400

Ka agravuar në debat të ashpër diskutimi mes deputetit demokrat Xhelal Mziu dhe gazetarit Armir Shkurti këtë të enjte në “Quo Vadis”.

Shkak u bë deklarata e deputetit Mziu, i cili akuzoi gazetarët dhe mediat se po luajnë rolin e mazhorancës.

I menjëhershëm ishte reagimi i Shkurtit, i cili i cilësoi të papranueshme akuzat.

Pjesë nga biseda:

Mziu: Me mua nuk del asnjë përfaqësues i mazhorancës në debat. Se edhe ju të medias që dilni këtu bëni si përfaqësues të mazhorancës.

Shkurti: Kjo nuk është e vërtetë, këtë nuk ta lejoj.

Mziu: Mos bëj avokatinë ti. A mund të thuash një qëndrim për PS?

Shkurti: Po more, të them sa të dua.

Mziu: Thuaja opinionit publik.

Shkurti: Kam 14 vjet që e them.

Mziu: Thuaje sot.

InfoShqip