Një tjetër histori suksesi vjen nga Gjilani i Kosovës.
Studentja Gonxhe Halimi ka përfunduar me sukses studimet e saj në SHBA, duke u shpallur studentja më e mirë në Inxhinieri Kompjuterike (Inxhinieri Softuerësh) dhe një degë dytësore në Rrjete Kompjuterike, raporton albinfo.ch.
Lajmin e bëri të ditur nëna e saj në një postim në Facebook, në të cilin shprehu emocionet dhe krenarinë për suksesin e vajzës së saj.
“Një moment krenarie dhe emocionesh të papërshkrueshme. Sot vajza jonë Gonxhe Halimi u diplomua në SHBA si studentja më e mirë dhe na bëri jashtëzakonisht krenarë me suksesin, përkushtimin dhe fjalimin e saj frymëzues”, thuhet në postim.
Ajo theksoi se kjo ditë ishte kulmi i punës dhe sakrificave të vazhdueshme të Gonxhes, dhe e përshkroi diplomimin si një moment shumë të veçantë për familjen.
“E gjithë puna juaj e palodhur, sakrificat tuaja dhe ëndrrat tuaja u kurorëzuan në këtë ditë të veçantë. Urime për këtë arritje të madhe, jemi krenarë për ju”, shkroi ajo.
Suksesi i Gonxhe Halimit shihet si një shembull frymëzues për të rinjtë në Kosovë dhe tregon se me punë të palodhur dhe përkushtim, rezultate të shkëlqyera mund të arrihen edhe në universitetet më të përparuara jashtë vendit. /Telegrafi/
