E hënë, 18 Maj 2026
Lajme

Atentati në Shkozë/ Si paraqitet gjendja shëndetësore e efektivit: Ka dy plagë në…

Mesnatën e kësaj të hëne, 18 maj, rreth orën 00:30 në zonën e Shkozës mbeti i plagosur efektivi i policisë, 30-vjeçari Anxhelo Kumaraku.

Ai mori dy plumba në këmbë nga dy autorët të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. Sipas burimeve të gazetares së ABC News Bleona Sari, dyshohet se shënjestër e këtij atentati ishte fqinji i tij, i cili ndodhej në arrest shtëpie.

Ndërkaq gazetarja Xhoana Çallaku raporton për gjendjen shëndetësore te efektivit. Ajo raporton se ai ka marrë dy plagë, në këmbë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

InfoShqip