FNSH dhe policia kanë zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune, 2 maj një operacion antidrogë në Elbasan, Librazhd dhe në Prrenjas.
Gazetarja e ABC News, Edisona Skenderi raporton se kontrolle po kryhen në bashkitë kryesore të qarkut Elbasan, si dhe në disa lokacione të tjera.
Mësohet se janë vendosur 26 masa ndalimi. Ndërkohë në pranga kanë përfunduar 18 persona. 8 janë shpallur në kërkim.
