E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

MIE thirrje qytetarëve: Kujdes nga mesazhet mashtruese

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ju bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes mbi disa mesazhe mashtruese që po qarkullojnë së fundmi.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, MIE sqaron se në emër të këtij institucioni, si dhe atë të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor(DPSHTRR), qytetarëve ju dërgohen sms të cilat përmbajnë linqe të dyshimta për gjoba apo pagesa.

Daa0b44f Bed2 4c2d 87b3 Cb6a7b5118b9 640x800
MIE fton qytetarët të tregojnë kujdes dhe të mos klikojnë asnjë link që përmbajnë këto mesazhe ndërsa risjell në vëmendje kanalet zyrtare të komunikimit.

Njoftimi i MIE: 

⚠ KUJDES NGA SMS-TË MASHTRUESE!

Ditët e fundit, po qarkullojnë mesazhe mashtruese në emër të MIE dhe DPSHTRR. Këto SMS që mbërrijnë në telefonat e qytetarëve përmbajnë linqe të dyshimta për “gjoba” apo pagesa.
Tregoni kujdes!
🚫 Mos klikoni linkun
🛑 Mos jepni të dhëna personale apo bankare
🗑 Fshijeni menjëherë mesazhin

🛡 Kujdes: faqet zyrtare shtetërore përfundojnë vetëm me .gov.al

📲 Për çdo verifikim përdorni vetëm kanalet zyrtare si e-Albania

📢 Shpërndajeni për të informuar edhe të tjerët!/abcnews.al

 

InfoShqip