Zbulohet një lloj i ri fluture në Greqi. Aspekti i fisëm dhe mesazhi në mbojtje të mjedisit, që ende natyra na surprizon me shpresë, janë arsyet që kjo krijesë i dedikohet Papa Leonit.
Insekti ka një hapje krahësh rreth 2 cm, dhe dallohet për krahët e pasëm ngjyrë të purpurt, të zbukuruara me një një njollë portokalli të artë dhe nga vija të dukshme të bardha.
Specia quhet “Pyralis Papaleonei” dhe identikiti është përshkruar në revista shkencore të ndryshme.
Aktualisht specia është e njohur dhe jeton vetëm në Malet e Bardha, Lefka Ori, në pjesën perëndimore të ishullit të Kretës.
Ekspertët e kanë dalluar vetëm atje, kryesisht aktive në qershor, në afërsi të burimeve të dritës artificiale. Dihet ende pak për morfologjinë e saj, dhe dallon nga fluturat e natës të njohura deri më sot nga karakteristika morfologjike, figurimet në krahë, ngjyrat dhe morfologjia gjenitale.
Janë kryer analizat gjenetike dhe është specie plotësisht e veçantë dhe e ndarë të të tjera të së njëjtës familje.
Çdo vit përshkruhen rreth 700 specie të reja fluturash nate, veçanërisht në zonat tropikale. Ndërsa speciet me ngjyra, më të veçantat e më të bukurat janë pjesë e një superfamiljeje që përbëhet nga rreth 16 mijë specie në gjithë botën. / abcnews.al /
